Celebrities Magazine

Adele vendos të tregojë se si i ka raportet me ushqimin tani pas rënies nga pesha!

Këngëtarja e njohur Adele në një intervistë të dhënë së fundmi është treguar shumë e sinqertë dhe ka folur në lidhje me dashurinë e saj për ushqimin. Bukuroshja është shprehur se ha ushqime nga fast-food ‘McDonald’s’ një herë në javë dhe se është një kuzhiniere shumë e zonja dhe se gatuan makarona shumë të mira pikante. Ylli i hitit ‘Easy On Me’ ka humbur 100 kilogramë gjatë dy viteve të fundit dhe ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj.

33-vjeçarja është shprehur se:

Vetëm për shkak se kam humbur peshë, unë ende di gjithçka që duhet në lidhje me ushqimin! Unë ha akoma shumë ushqim. 

Nëna e djalit të vogël Angelo po fliste në lidhje me këtë gjatë një interviste të xhiruar për prestigjozen ‘Vogue’. Ajo gjithashtu tregoi se:

Një nga vaktet  do të ishte me disa kotoleta pule ‘McChicken Nugget’, me një hamburger ‘Big Mac’ dhe më pas patate të skuqura, këto janë tre pjatat e mia. Unë e ha këtë vakt të paktën një herë në javë. 

Vlen për t’u përmendur se “Easy On Me”, brenda pak orësh nga publikimi kryesoi top-listat dhe arriti miliona klikime në YouTube. Në videoklipin e këngës së saj të re, i cili arriti që në pak orë të numëronte mbi 16 milionë klikime. Aktualisht kryeson listat dhe ka rreth 79 milionë klikime.

Rikujtojmë gjithashtu se fundmi bukuroshja ka dhënë një interviste si asnjëherë më parë pas pesë vitesh përsëri për prestigjozen ‘Vogue’. Ajo më në fund ka konifirmuar se është kthyer. Bukuroshja është përsëri gati që të bëjë kërdinë me mirëqenien emocionale të saj të pasqyruar në çdo varg të teksteve të këngëve të saj për më shumë se një miliard fansa, për të dhënë edhe një tjetër valë emocioni dhe ndjenjë që buron nga zemra e saj. Duket sikur ajo është kthyer në kohën e duhur.