Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Music

Adele tejkalon çdo pritshmëri! Vetëm në pak orë pas publikimit të këngës ajo numëron kaq milionë klikime!

Adele i ka përlotur dhe i ka lënë fansat e saj pafjalë dhe arsyeja ka qenë publikimi i këngës së saj më të re. “Easy On Me” është kënga e saj e parë pas pesë vitesh. Fansat po e prisnin të gjithë me padurim sepse vetë këngëtarja postoi para pak ditësh një pjesë të shkurtër nga videoklipi i këngës.

Këngëtarja e  njohur ka treguar se kënga e saj “Easy On Me” është frymëzuar nga divorci i saj më ish-bashkëshortin Simon Kobecki. nuk duhet që të harrojmë edhe datën e publikimit të albumit të saj më të ri “30” i cili do dhe pak kohë që të lançohet.

Në videoklipin e këngës së saj të re, i cili arriti që në pak orë të numëronte mbi 16 milionë klikime, ylli 33-vjeçar në fillim shikohet teksa bëhet gati për t’u larguar nga shtëpia dhe ndërkohë teksa hipën në makinë vendos kasetën dhe fillon të këndojë shikohen edhe fletët e pafundme muzikore që fluturojnë nga dritaret e makinës në rrugë.

Kaq u desh që të gjithë fansat e saj të vërshonin nëpër rrjete sociale dhe të shkruanin të gjithë mendimet dhe opinionet e tyre për këngën e re. Zëri unik i Adele gjithmonë i ka mahnitur fansat kudo në mbarë botën.

Rikujtojmë gjithashtu se fundmi bukuroshja ka dhënë një interviste si asnjëherë më parë pas pesë vitesh për prestigjozen ‘Vogue’. Ajo më në fund ka konifirmuar se është kthyer. Bukuroshja është përsëri gati që të bëjë kërdinë me mirëqenien emocionale të saj të pasqyruar në çdo varg të teksteve të këngëve të saj për më shumë se një miliard fansa, për të dhënë edhe një tjetër valë emocioni dhe ndjenjë që buron nga zemra e saj. Duket sikur ajo është kthyer në kohën e duhur.