Celebrities Gossip Showbiz

Adele zbulon datën e publikimit të albumit dhe është më afër nga ç’mendoni!

Adele ka njoftuar pak më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram se albumi i saj i katërt i  shumëpritur prej kohësh tanimë me titull “30” do të publikohet më 19 nëntor.

“Unë sigurisht nuk isha aspak afër ku shpresoja të arrija në fillimet e mia gati 3 vjet më parë,” tregoi Adele në një deklaratë në Instagram, të cilën e shoqëroi me zbulimin e datës së lançimit të albumit. Kanë kaluar gjashtë vite që kur u publikua albumi i fundit i Adele, “25”, dhe në atë kohë, ajo u divorcua dhe atë periudhë e cilëson si “periudha më e trazuar e jetës sime”.

Të shkruarit “30” u bë “shoqja që erdhi me një shishe verë dhe një darkë për të më gëzuar”, tha këngëtarja. “Mikesha ime e mençur që gjithmonë jepte këshillat më të mira… Ajo shoqja që la revistën dhe maskën e fytyrës për të më bërë të ndihesha e dashur, teksa më kujtoi padashje jo vetëm se cili muaj ishte në të vërtetë, por që unë ndoshta duhet të praktikoj paksa kujdesin për veten! ”

Adele tregoi se ajo ishte “konsumuar nga pikëllimi” gjatë kësaj periudhe të rëndë, por tani është gati për të vazhduar. “Unë kam rindërtuar me shumë kujdes shtëpinë dhe zemrën time që prej atëherë dhe ky album e rrëfen këtë. Shtëpia është aty ku është zemra.”

‘Single’ i parë nga albumi i ri, “Easy on Me”, do të dalë në treg më 15 tetor, dhe tanimë e dimë se albumi i plotë do të vijë për pak ditë.

“25” fitoi pesë Grammy, përfshirë Albumin e Vitit dhe Këngën e Vitit, kështuqë pritshmëria është e lartë për këtë album të Adele.