Bota Travel

Tarifa e hyrjes për turistët në Venecia rikthehet këtë javë!

Venecia është e famshme për kanalet, arkitekturën gotike dhe monumente të njohura si Ura e Rialtos dhe Bazilika e Shën Markut, por që prej vitit 2024, qyteti italian është bërë i njohur edhe për diçka tjetër: taksën turistike.

Në shtator tarifa e debatueshme për vizitorët ditorë do të rikthehej këtë vit. Me hyrjen e saj sërish në fuqi këtë fundjavë, kemi përmbledhur informacionin më të përditësuar mbi atë që duhet të prisni dhe sa do t’ju duhet të paguani.

Së pari, tashmë dihen datat e sakta, dhe më të shumta, kur tarifa do të zbatohet këtë vit. Duke nisur nga fundi i kësaj jave, më 3 prill, vizitorët që shkojnë në Venecia vetëm për një ditë do të paguajnë tarifë hyrjeje në këto data:

Prill: 3, 4, 5, 6, 10, 11, 12, 17, 18, 19, 24, 25, 26, 27, 28, 29, 30
Maj: 1, 2, 3, 8, 9, 10, 15, 16, 17, 22, 23, 24, 29, 30, 31
Qershor: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 12, 13, 14, 19, 20, 21, 26, 27, 28
Korrik: 3, 4, 5, 10, 11, 12, 17, 18, 19, 24, 25, 26

Sa kushton tarifa e hyrjes në Venecia?

Ata që rezervojnë hyrjen katër ditë ose më shumë përpara do të paguajnë 5 euro, ndërsa kush nuk e bën këtë do të duhet të paguajë 10 euro për të hyrë në Venecia.

Hyrja në qytet para orës 8:30 të mëngjesit ose pas orës 16:00 përjashtohet nga pagesa. Po ashtu përjashtohen banorët aktualë, vizitorët e lindur në Venecia, studentët, punëtorët, si dhe ata që qëndrojnë për të fjetur në qytet.

Megjithatë, nëse nuk paguani tarifën dhe nuk jeni regjistruar për përjashtim, mund të gjobiteni me një shumë nga 50 deri në 300 euro.

Pasi të keni siguruar kodin QR përmes platformës së rezervimit, ai do të kontrollohet në një nga shtatë pikat hyrëse në Venecia, përfshirë stacionin hekurudhor Santa Lucia.

Pse Venecia u vendos tarifë vizitorëve ditorë?

Sipas Euronews, verën e kaluar aktivistët pretenduan se numri i shtretërve turistikë në Venecia e kishte kaluar zyrtarisht numrin e banorëve.

Popullsia e qytetit, gjatë dy dekadave të fundit, është tkurrur ndjeshëm në vetëm 50 mijë banorë. / shqip.al