Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Aksesori i pazakontë i Doja Cat në “Grammy Awards 2022” merr vëmendjen e të gjithëve!

Mbrëmjen e kaluar u mbajt edicioni i 64-të i ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, një super event që zgjati tre orë e gjysmë. E organizuar edhe një herë këtë vit nga Trevor Noah, ‘Grammy 2022’ hapi tapetin e kuq për një ceremoni të mbushur me yje, duke festuar kandidatët dhe interpretuesit si Olivia Rodrigo, Billie Eilish, Justin Bieber, Lil Nas X, Brandi Carlile, Silk Sonic, BTS e të tjerë. Jon Batiste kryesoi nominimet këtë vit me 11 nominime, ndërsa Bieber, Doja Cat dhe H.E.R. secili fitoi 8 dhe Billie Eilish dhe Olivia Rodrigo morën 7.

Sjellim në vëmendje se Doja Cat mahniti në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2022”, me një fustan të Atelier Versace, së bashku me një aksesor të spikatur: një çantë xhami nga Coperni e mbushur vetëm me karamele. Këngëtarja e hitit “Say So”, u shfaq si një sirenë me fustanin ngjyrë të kaltër të hapur, me kristale Swarovski sipër saj.

Këngëtarja e “Kiss Me More” kishte gjithashtu në duar një altoparlant JBL të mbuluar me kristale. Jo të gjitha shkëlqimet e saj nga koka te këmbët ishin Swarovski. Doja u shfaq e veshur me diamante me vlerë prej më shumë se 907 mijë euro, duke përfshirë një gjerdan, vathë dhe byzylyk nga Samer Halimeh, ku vetëm gjerdani kushtonte rreth 509 mijë euro. Pak po e sigurt, Doja ka shkëlqyer.

Një nga gjërat më të mira për tapetin e kuq të “Grammy”-it është se në thelb, gjithçka duket bukur. Artistët inkurajohen të vishen sa më të guximshëm dhe sa më të çuditshëm që të jetë e mundur, ndryshe nga tapeti i kuq i “Oscars” ose “Emmy” ku magjepsja tradicionale e Hollivudit është një nga normat e caktuara.

Ndërkaq, nga Lady Gaga tek Chrissy Teigen e Olivia Rodrigo, njihuni me veshjet më të bukura në ‘Grammy Awards 2022’. Megjithatë, edhe pse na pëlqen kur yjet tanë të preferuar eksperimentojnë, ka ende disa që dallojnë nga të tjerët. Ne po ju njohim me disa nga të veshurit më keq gjatë ceremonisë së djeshme.

Ju rikujtojmë gjithashtu mesazhin virtual nga presidenti ukrainas me një dedikim emocional për viktimat e pushtimit rus. Volodymyr Zelensky bëri një paraqitje surprizë në “Grammy” duke kërkuar mbështetje për vendin e tij dhe duke kërkuar nga artistët kryesorë të industrisë që të “mbushin heshtjen” e sjellë nga lufta me muzikë.