Aktualitet

Aksident rrugor me 5 të plagosur në hyrje të Lezhës!

Aksident rrugor me pesë të plagosur në Lezhë-Shkodër. Në hyrje të Lezhës u përplasën dy automjete tip “Ford” dhe “Porche”. Të lënduarit u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë. Mësohet se fatmirësisht janë jashtë rreziku për jetën.

Ndërkaq, Policia e Shtetit vijon me masat në kuadër të përpjekjeve për garantimin e sigurisë rrugore. Nga data 18 janar e deri ditën e djeshme në Tiranë janë arrestuar 15 persona, si dhe u vunë mbi 10 mijë masa administrative ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjobat kanë të bëjnë me xhamat e zinj, shpejtësinë mbi normat e lejuara, mosvendosjen e rripit të sigurimit apo mosrespektimin e vijave te bardha.

Sa iu përket të arrestuarve, 6 prej tyre ranë në pranga për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 5 për mungesë patente, 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja dhe 2 për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Njoftimi i plotë:

Përmbledhje e veprimtarive të Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë për periudhën 18 Janar – 24 Shkurt 2024:

Vepra Penale:

15 persona janë arrestuar për kryerjen e veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor:

– 6  për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit;

– 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

– 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja;

– 2 për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Masat Administrative:

– 10,120 masa administrative u vendosën për një gamë të gjerë shkeljesh, duke përfshirë xhama të zinj, shpejtësi mbi normat e lejuara, mos vendosjen e rripit të sigurimit, mosrespektimin e vijave te bardha etj.

Pezullime dhe Bllokime:

– 49 masa administrative që përfshijnë pezullim të lejeve të drejtimit;

– 9 automjete u bllokuan për shkaqe të ndryshme, përfshirë për masa dhe detyrime të palikuiduara.

Kujdesi dhe përkushtimi ynë për rritjen e sigurisë rrugore është i pandalur! Le të punojmë së bashku për rrugë më të sigurta për të gjithë!