Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur Bradley Cooper vjen me një look të ri!

Bradley Cooper është shfaqur me një look të ri duke tërhequr vëmendjen. Aktori i nominuar për Oscar u pa në Nju Jork me një mjekër të pazakontë. Pamja e veçantë e Cooper shfaqte një boshllëk të madh në zonën e mjekrës.

Paraqitja e fundit e Cooper ngre pyetjen nëse kjo zgjedhje në paraqitjen e tij është për ndonjë rol. Në disa foto, aktori dhe regjisori ishte me vajzën e tij 7-vjeçare, Leah, duke shëtitur nëpër Nju Jork. Ndërkaq, në muajin janar Cooper dhe modelja e njohur Gigi Hadid vendosën që të konfirmonin romancën e tyre që ka filluar që prej tetorit të kaluar duke u fotografuar nga paparacët të kapur për dore teksa ishin në Londër. Duke qenë se gjërat mesa duket janë në rrugën e duhur, miqtë dhe familja e Gigi-t shpresojnë që çifti të fejohet së shpejti. Një burim i afërt i çiftit tha për Entertainment Tonight se:

Gjithçka po shkon mirë me Gigi-n dhe Bradley-n dhe ata janë vërtet të lumtur në marrëdhënien e tyre. Miqtë dhe familja e tyre do të donin t’i shihnin ata të fejuar së shpejti, por gjithashtu ata duan të dinë nëse çifti është në këtë rrugë, drejt zyrtarizimit të lidhjes. Komunikimi ka qenë gjithmonë kyç mes të dyve dhe të dy janë të hapur dhe të sinqertë me njëri-tjetrin për të ardhmen bashkë. Ata janë të dy të përkushtuar kur bëhet fjalë për angazhimet dhe projektet e punës, por edhe prindërimin. Gigi dhe Bradly kanë qëllime të ngjashme, gjë që e bën gjithçka më të lehtë.