Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktori i njohur i filmave të “Marvel”, arrestohet për ngacmim dhe sulm kundrejt një gruaje!

Jonathan Majors, ylli i Marvel në “Ant-Man and the Wasp: Quantumania” dhe “Creed III” u arrestua të shtunën në mëngjes në qytetin e Nju Jorkut me akuzat për sulm dhe ngacmim. Ngjarja thuhet se ka ndodhur mbrëmjen e së premtes pranë lagjes Chelsea të Manhattan.  Sipas TMZ, viktima në këtë rast raportoi se Majors e sulmoi atë gjatë një mosmarrëveshjeje. Gruaja dyshohet se kishte lëndime të dukshme dhe u dërgua në spital, ku tani ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Majori u arrestua por aktualisht ndodhet jashtë paraburgimit nga policia.

Në përgjigje të akuzave, një përfaqësues i Majors tha se aktori “nuk ka bërë asgjë të keqe” dhe mezi pret të pastrojë emrin e tij.  NYPD lëshoi një deklaratë në lidhje me incidentin, duke thënë se policia iu përgjigj një telefonate 911 brenda një apartamenti që ndodhet në afërsi të West 22nd Street dhe 8th Avenue.

Një hetim paraprak përcaktoi se një mashkull 33-vjeçar ishte përfshirë në një mosmarrëveshje në familje me një femër 30-vjeçare. Viktima njoftoi policinë se ishte sulmuar.  Viktima ka pësuar lëndime të lehta në kokë dhe qafë dhe është dërguar në spitalin rajonal në gjendje të qëndrueshme.

Majors është bërë një aktor gjithnjë e më i suksesshëm muajt e fundit, me një rol kryesor si Kang në Marvel Cinematic Universe dhe paraqitjet e fundit në Creed III dhe projekte të tjera. Sipas Searchlight Pictures, filmi i tij i radhës, “Magazine Dreams”, do të dalë më 8 dhjetor. Për momentin është e paqartë se si do të ndikojë arrestimi në publikimin e “Magazine Dreams” apo projekteve të tjera të ardhshme të Majors.

Por shumë fansa dhe ndjekës të Majors janë shprehur të tronditur dhe të zhgënjyer në rrjetet sociale.