Celebrities Showbiz

Aktorja Christine Quinn rrëfen eksperiencën e saj traumatike gjatë lindjes së djalit!

Aktorja dhe sipërmarrësja e njohur, Christine Quinn ka treguar së fundmi për eksperiencën e saj të lindjes, ku iu desh të operohej me urgjencë për të shpëtuar djalin e saj. Christine lindi në muajin maj dhe ka zbuluar ekskluzivisht për “MailOnline” se kaloi një përvojë traumatike, e cila e ka bërë atë më emocionale, në serinë e ardhshme të ‘reality show’-t më të njohur “Selling Sunset”. 32-vjeçarja vuri në dukje ndryshimin e saj në sezonin e katërt të shfaqjes së Netflix duke thënë se:

Nuk më interesojnë problemet e tyre dhe duke mos qenë e ftuar në atë shfaqje, nuk përbën aspak problem për mua sepse kam mjaft gjëra të tjera më të rëndësishme për të cilat duhet të shqetesohem.

Christine, e cila ka lançuar një linjë të re me produkte kozmetike me qendër në Londër, “Ciate”, foli për mënyrën se si e kuptoi që do të lindte para se të bënte kontrollin tek mjeku gjinekolog dhe se ajo dhe djali i saj pothuajse humbën jetën gjatë lindjes. Ajo shprehet se:

Unë e ndjeja se do të lindja edhe pse mjeku im tha jo. Sigurisht që me kishin plasur ujërat dhe unë isha shumë e traumatizuar kur hyra në spital dhe isha zgjeruar me 10 centimetra.

Aktorja lindi djalin e saj me operacion dhe zgjati vetëm 22 minuta. Pavarësisht nga historia e saj dramatike e lindjes, Christine duket se është mësuar tashmë me statusin e saj të ri, mëmësinë. Ajo tha se:

Dëshiroj të kaloj gjithë kohën time me djalin dhe ti përkushtohem atij totalisht. Mëmësia është ndjesia më e bukur që mund të përjetoni, dua të jem me djalin tim gjatë gjithë kohës, ai është në atë fazë ku do vetëm të flejë dhe të hajë shumë.

 

Aktorja përfundoi xhirimet e sezonit të katërt të “Selling Sunset” dhe tashmë është duke xhiruar për sezonin e pestë. Ajo zbuloi se çfarë do të vijë në serinë e re të shumëpritur dhe tha se:

Dinamika ka ndryshuar sepse tashmë edhe ngjarjet janë zhvilluar dhe ka shumë personazhe të ndryshëm. Ne po sjellim personazhe të rinj me karaktere të ndryshme, tashmë është një familje më e madhe.

Linja e saj e re me produkte kozmetike “Ciate” me qendër në Londër, është ndërmarrja e parë në lidhje me pasionet e saj dhe Christine shpjegoi se një projekt tjetër shumë i rëndësishëm për të është libri i saj i quajtur “HOW TO BE A BOSS B*TCH”, e cila do të japë këshilla se si të bëheni një grua më e sigurt. Aktorja u shpreh se:

Libri nuk është për mua. Ai jep këshilla, truke dhe quize për t’i bërë njerëzit më të përgjegjshëm. Ju ndihmon të fitoni besim dhe të flisni me njerëzit.

Rikujtojmë se, ylli i reality show-t “Selling Sunset” Christine Quinn, është një tjetër nuse e famshme që zgjodhi ngjyrën e zezë për fustanin e martesës së saj. Ajo dukej si një princeshë përrallore me fustanin e saj të zi voluminoz me xixa i kombinuar edhe me një vello të zezë gjithashtu.