Celebrities Film & Tv Gossip

Christine Quinn zbulon arsyen se pse ka kaluar një periudhë shumë të vështirë pas lindjes!

Christine Quinn së fundmi ka folur në lidhje me luftën e saj pasi solli në jetë fëmijën e parë, djalin Christian Georges Dumontet, në muajin maj. Ylli i “Selling Sunset”, u shpreh se xhirimet e sezonit të katërt, ishin me të vërtetë të vështira. Gjatë një interviste për “ET Canada” ajo foli rreth përballjes me kritikat nga aktorët gjatë kohës që vuante nga depresioni pas lindjes, më saktë ajo kishte të bënte me stres post-traumatik (PTSD).

Pas lindjes unë kalova një periudhë depresioni pas lindjes dhe për këtë arsye ky sezon ishte shumë i vështirë për mua. Bëra më të mirën që munda me emocionet me të cilat përballesha në atë kohë dhe me të cilat po merrem ende tani.

Quinn shpjegoi se më parë kishte diskutuar edhe në lidhje me shqetësimet e saj për shtatzëninë me producentët e shfaqjes dhe kolegët e saj në “Oppenheim Group” dhe kjo gjë nuk ishte aspak e mirë. 33-vjeçarja gjithashtu vuri në dukje se një skenë e saj duke bërë joga u modifikua për t’u dukur sikur ndodhi pasi ajo lindi, kur në fakt ndodhi ndërsa ajo ishte ende shtatzënë.

Procesi im nuk ishte i lehtë në asnjë mënyrë dhe në televizion, ata e bënin atë të dukej e lehtë. Por unë vërtet isha duke luftuar në jetën reale.

Agjentja e pasurive të paluajtshme është shprehur edhe më parë për përvojën shumë dramatike pasi filloi lindjen dy javë më herët se sa kishte planifikuar me operacion.

Unë e ndjeja se do të lindja edhe pse mjeku im tha jo. Sigurisht që me kishin plasur ujërat dhe unë isha shumë e traumatizuar kur hyra në spital dhe isha zgjeruar me 10 centimetra. Nuk mund të bëja atë që doja të bëja, kështu që atëherë duhej të merrnim vendimin. Ishte padyshim e frikshme në mendjen time të mendoja për një operacion, por shkoi mirë.