Celebrities Fashion Gossip

Më thuaj që nuk je nuse tradicionale pa më thënë që nuk je nuse tradicionale!

Një nuse e veshur me një fustan të bardhë voluminoz është ndoshta gjëja e parë që shumë prej jush mendojnë kur dëgjojnë fjalën “martesë”. Por jo të gjitha nuset, përfshirë të famshmet, ëndërrojnë të veshin fustane tradicionale në dasmën e tyre. Disa nuse zgjedhin ngjyra të ndritshme dhe prerje të guximshme për këtë ditë të rëndësishme.

Ne kemi përzgjedhur disa veshje të personazheve të famshme në dasmën e tyre që janë gjithçka, por jo tradicionale. Jeni kurioz t’i shihni?! Hidhini një sy atëhere!

1.Chloë Sevigny

Kur Chloë Sevigny publikoi një fotografi nga dasma e saj sekrete, ajo i mahniti fansat e saj me zgjedhjen e fustanit që mund të ishte veshur në çdo event por vetëm në ditën e saj të martesës jo. Për ceremoninë e saj të dasmës, Sevigny zgjodhi një fustan të thjeshtë të zi. Ajo e kombinoi pamjen me një triko të zezë, çizme të zeza dhe një vello të bardhë nusërie. Sa e guximshme!

2.Christine Quinn

Ylli i ‘reality show’, Christine Quinn, është një tjetër nuse e famshme që zgjodhi ngjyrën e zezë për fustanin e martesës së saj. Ajo dukej si një princeshë përrallore me fustanin e saj të zi voluminoz me xixa i kombinuar edhe me një vello të zezë gjithashtu. Nuk ju duket pak si shumë dramatike?!

3.Marilyn Monroe

Kostumi që Marilyn Monroe veshi për dasmën e saj me Joe DiMaggio dukej e zezë në këto fotografi bardh e zi, por në fakt ishte ngjyrë kafe e errët. Një jakë e lezetshme e bardhë i shtoi pak shkëlqim pamjes së saj, duke krijuar një kontrast interesant. Megjithatë, vetëm si një fustan që mund të vishej në ditën e martesës nuk na duket, por Merilyn ishte Merilyn!

4.Lily Allen

Fustani i dasmës i Lily Allen, një fustan i shkurtër me butona të mëdhenj të zinj dukej si një veshje e viteve ’50 ose ’60. Nusja gjithashtu mbante një vello dhe një tufë me trëndafila shumëngjyrësh në duar. Ju pëlqen dukja e saj?!

5.Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski gjithashtu vendosi të mos zgjidhte një fustan tradicional nusërie për ditën më të lumtur të jetës së saj. Në vend të kësaj, ajo zgjodhi të vishej me një kostum të verdhë ngjyrë mustardë kombinuar me një kapelë të zezë me një tyl përpara.

6.Gwen Stefani

Fustani i nusërisë i Gwen Stefani në vitin 2002 duket mjaft tradicional në pjesën e sipërme, por fundi i fustanit nuk ishte aspak tradicional, pasi ishte në ngjyrë rozë. Pjesa e poshtme e vellos ishte gjithashtu në ngjyrë rozë që të përputhej me fustanin.

7.Emma Thompson

Emma Thompson gjithashtu zgjodhi një fustan shumëngjyrësh për dasmën e saj të vitit 1989. Veshja e saj e guximshme shumëngjyrëshe përbëhej nga një fustan i shkurtër me modele lulesh dhe gjeometrike, si dhe një kapele dhe këpucë që përputheshin me njëra-tjetrën.