Celebrities Gossip

Aktorja e njohur divorcohet nga bashkëshorti i saj pas 45 vitesh martesë!

Aktorja e njohur Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj Don Gummer pas 45 vitesh martesë kanë konfirmuar se po jetojnë jetë të ndarë.

Ikona e kinematografisë botërore tashmë në moshën 74-vjeçare, dhe skulptori 76-vjeçar, thonë se janë ndarë për më shumë se gjashtë vjet, ndërsa kjo duket se ishte mbajtur në fshehtësi, ku artistët kanë preferuar ta kalojnë në heshtje.

Në një deklaratë për mediat huaja një zëdhënës i artistes tha: “Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë për më shumë se 6 vjet dhe ndërsa do të kujdesen gjithmonë për njëri-tjetrin, ata kanë zgjedhur jetë të ndara.”

Ata u panë së bashku për herë të fundit në Oscar 2018. Çifti ka katër fëmijë: kantautorin Henry Wolfe, 43 vjeç, dhe aktoret Mamie Gummer, 40, Grace Gummer, 37 dhe Louisa Jacobson, 30 vjeçe, të cilët i rritën në kompleksin e tyre, në Konektikat në qytetin e qetë dhe historik të Salisbury.

Ata kanë edhe pesë nipër e mbesa. Djali i tyre, Henri, ka dy fëmijë me gruan e tij, Tamryn Storm Hawker dhe Mamie ka dy fëmijë me bashkëshortin Mehar Sethin.

Ndërkohë, Grace së fundmi solli në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e saj , producentin e diskografisë Mark Ronson.