Celebrities Showbiz

Aktorja e njohur Sofia Vergara na e solli verën që tani!

Akotrja e njohur në mbarë botën jo vetëm për talentin e saj por edhe për sjelljen dhe tipin e saj të veçantë, Sofia Vergara ka çelur sezonin veror. Aktorja bukuroshe postoi të shtunën në rrjetin e saj social Instagram një sërë fotografish mahnitëse të saj me një kostum banje me stampa leopardi Dolce & Gabbana.

Ylli gjithashtu shtoi një hashtag duke shkruar, “#GettingReadyForSummer”, krahas një emoji me syze dielli që tregonte se ajo është gati për sezonin e ri veror. Në seksionin e komenteve, Vergara u prit me mesazhe të shumta dashurie nga disa prej miqve të saj të famshëm.

Vergara më parë krijoi edhe një koleksion me syze me Foster Grant. Në atë kohë, anëtarja e “America’s Got Talent” u shpreh për PEOPLE se si ajo kishte qenë praktike në dizajnimin dhe kurimin e syzeve të leximit, syzeve të diellit dhe SunReaders.

Kur u bëra 40, 41, 42, fillova të humbisja shikimin. Është gjëja normale që ndodh në atë moshë. Refuzova të mbaj syze sepse u ndjeva e vjetër. Isha: “Jo, nuk do t’i mbaj. Nuk kam nevojë për to. Por më pas vazhdova të shikoja celularin dhe të ulja kokën afër ekranit. Një ditë, djali im tha: “Mami, ti nuk dëshiron t’i veshësh syzet sepse mendon se dukesh e vjetër, por dukesh më e vjetër duke bërë atë fytyrë dhe duke e vendosur telefonin shumë larg. Thjesht po merr një mjekër të dyfishtë duke e bërë këtë. Unë i thashë: “Si guxon?”.

Megjithatë, kur Vergara shkoi të kërkonte syze që donte të mbante nuk mundi dot të gjente ato me të cilat do të ndihej komode dhe do të ngjante vërtetë lezetshëm. Kështu, ajo bashkëpunoi me Foster Grant për të krijuar një “linjë super të përballueshme, të lezetshme, magjepsëse me syze” që ajo mund ta shihte veten duke i mbajtur çdo ditë.” Janë të gjitha syzet që mbaj tani është shprehur Vergara.

Ne do të na duhet t’i përdorim ato pa marrë parasysh se çfarë moshe jemi, kështu që të paktën përdorni diçka që ju bën të dukeni bukur, jo sikur të jeni gjyshja e vogël.