Celebrities Gossip Showbiz

Akuzohet se ka lidhje me biznesmenin e arratisur, Kim Kardashian merret në pyetje nga FBI!

Së fundmi ylli televiziv Kim Kardashian është marrë në pyetje nga FBI pasi akuzohet se ka lidhje me biznesmenin e arratisur Jho Low, i cili përvetësoi miliarda dollarë nga firma malajziane e zhvillimit strategjik 1MDB. Siç raportohet nga dailymail.co.uk, Kardashian pranoi se kishte festuar me Low në Las Vegas dhe kishte pranuar dhurata në para prej tij.

Sipas saj, ajo u takua me Low vetëm gjashtë herë, dy prej të cilave në një kazino. Megjithatë, ata mbajtën kontakte me mesazhe, ku biznesmeni i premtoi se do ta pasuronte me gjerdan diamanti dhe piktura të shtrenjta. Gjithashtu, Jho mori pjesë në dasmën e Kim Kardashian me Kris Humphries në vitin 2011 dhe i dha asaj 305,000 dollarë si dhuratë martese, të cilat ajo i përdori për të blerë një Ferrari të bardhë. Ajo më vonë e shiti atë dhe i përdori paratë për të blerë një Lamborghini, e cila ishte e regjistruar në emrin e Kanye West.

Kim Kardashian ka qenë në qendër të vëmendjes nga persona të ndryshëm që e përndjekin kohët e fundit. Gjithmonë njerëzit e famshëm përndiqen nga ata në mënyra të ndryshme, si në rrjetet sociale po ashtu edhe gjatë përditshmërisë. Së fundmi një person me emrin Jomine Zigler u kap nga departamenti i Sherifit të Los Angeles pasi thuhet se kishte shkelur urdhrin e tij të ndalimit.