Bota Botë e Çuditshme

Alan Fisher rrëzon nga froni nigerianen Hilda Baci, rekord ekstrem për kuzhinierin që gatuan më gjatë!

Një kuzhinier me origjinë irlandeze ka thyer së fundmi rekordin botëror për gatimin pa pushim, duke mposhtur rekordin e mëparshëm me më shumë se 24 orë. Alan Fisher, i cili ka një restorant irlandez në Japoni, gatoi për 119 orë e 57 minuta pa pushuar duke hyrë në këtë mënyrë në librin e Rekordeve Botërore Guinness. Alan rrëzoi nga froni kuzhinieren nigeriane Hilda Baci.

Ajo fitoi titullin në fillim të këtij viti, duke shkaktuar një sensacion në Nigeri. “Unë thjesht e dija se duhet të bëja diçka të jashtëzakonshme për të vendosur veten në libra, për të vendosur Nigerinë në hartë, për të vendosur gratë e reja afrikane në dukje”,-u shpreh ajo pas suksesit. Në përpjekjen e saj për thyerjen e rekordit, Hilda gatoi kryesisht ushqime nigeriane, të tilla si orizi jollof, si dhe lloje të ndryshme orizi dhe makaronash dhe gjithashtu bëri akara, një ushqim popullor i bërë nga fasule të skuqura.

Ushqimi iu shpërnda mysafirëve të ftuar. Sipas rregullave të Rekordeve Botërore Guinness, asaj i lejohej vetëm një asistente në të njëjtën kohë dhe lejohej të përdorte tualetin ose të dremiste vetëm gjatë pushimeve të saj. Ndërkaq, Fisher qëroi të paktën 300 kg patate gjatë maratonës së tij të gatimit.