Celebrities Music Showbiz

Alban Ramosaj ndan me ndjekësit disa fjalë pas eksperiencës së tij në Festivalin e Këngës!

Alban Ramosaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe një nga emrat më të komentuar të momentit. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së tij në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Albani arriti që të merrte vendin e dytë pas Ronela Hajatit, e cila rrëmbeu vendin e parë dhe do të na përfaqësojë vitin e ardhshëm në Eurovision. Teksa ende nuk kishte bërë një reagim lidhur me këtë eksperiencë, koha erdhi. Vetëm pak më parë Albani nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka ndarë disa fjalë me ndjekësit e tij. Këngëtari shkruan:

Për dashamirësit e mi, pas një dite të gjatë pushimi kisha dëshirën t’ju falenderoja nga zemra për mbështetjen përgjatë si dhe pas festivalit. Ju premtoj që do të vazhdoj të shkruaj e të kompozoj art të cilësisë më të lartë që t’ju preki zemrat dhe stimulojë mendjet. Ky vit, falë jush ishte i imi! Jo për numrat e trofeve që kam çuar në shtëpi por prej dashurisë masive që me keni falur dhe siç degjoj, shoh, ndjej dhe lexoj po vazhdoni të ma jepni pa kushte, pa kursim… Për këte, përulem para jush! MIRËNJOHJE! 

Rikujtojmë se, i ftuar para pak kohësh në “Pardon My French” në Top Albania Radio, Alban Ramosaj zbuloi më shumë mbi këngën e tij “Theje”, por jo vetëm. Duket se pavarësisht vlerësimit të madh nga fansat, Albani është përballur me disa vështirësi, pasi ka patur tension për këtë projekt të tijin.

Isha betuar me veten time që nuk do bëj më gjëra të tilla sepse nuk e keni idenë sa ankth, stres, presion pune më është dashur për atë projekt… Është një lloj presioni aq i madh, është shumë gjë e mirë kur të thonë që është kënga fituese apo nëse nuk zgjidhem do të bëjnë protestë. Janë shumë të bukura, por kur të përsëriten… Nuk e bëj për asnjë lloj qëllimi, dua thjesht të bëj muzikë… Festivali do kaq shumë impenjim, çdo moment duhet t’ia kushtosh…