Showbiz

Alban Skënderaj dhe Albana Osmani në një duet muzikor

Ky i sotmi ka qenë një mëngjes energjik dhe shumë pozitiv për Albana Osmanin e cila e ka nisur ditën duke dëgjuar Top Albania Radion.

Nëse bëni një vizitë në profilin e saj të Instagram-it do të shihni që Story-t e saj janë mbushur me video ku moderatorja këndon në makinë dhe po e shijon shumë rrugën drejt destinacionit që ka marrë.

Ajo çfarë vihet re është se Albana vazhdon të jetë e mahnitur nga Albani, pra Alban Skënderaj hiti i vitit 2005 i të cilit u transmetua këtë mëngjes si nostalgji për dëgjuesit tanë.

Kjo na ktheu pas në kohë në periudhën ku “Vetëm Ty” u kthye në këngën më të pëlqyer të publikut pas “Top Fest 2”. Të gjithë e kujtoni apo jo? Edhe Albana u mallëngjye dhe sapo dëgjoi këngën në radio nisi ta këndojë me zë të lartë duke bërë kështu një duet spontan me Alban Skënderaj.

Albana me siguri nuk do të donte që ky duet i këndshëm të mos mbaronte kaq shpejt. E ku ka më bukur sesa dita të nisë pikërisht kështu!