Celebrities Music Showbiz

Albumi i ri i reperit të njohur Metro Boomin thyen rekorde!

Reperi dhe producenti i njohur Metro Boomin ka nxjerrë versionin “Heroes” të albumit të tij të ri “Heroes&Villains” vetëm disa ditë pas publikimit të tij origjinal. Ky version ka 30 këngë, i përbërë nga 15 këngët origjinale si dhe versionet instrumentale të secilës këngë. Në këtë album ka bashkëpunime me Future, Travis Scott, ASAP Rocky, The Weeknd, 21 Savage, Young Thug, Gunna, Chris Brown si dhe me të ndjerin TakeOff.

Projekti madhështor ka thyer rekorde shikueshmërie në platformat muzikore menjëherë pas publikimit. “Heroes&Villains” po ashtu ka kryesuar në Billboard 200, duke i dhënë Metros suksesin e radhës për të qenë në krye të tabelës pas debutimit në vitin 2018 me “Not All Heroes Wear Capes”. Duke folur për “All Heroes Wear Capes”, Metro zbuloi në një intervistë të fundit me Ebro Darden të Apple Music se “Heroes&Villains” është pjesë e një trilogjie që filloi me albumin e tij të parë dhe po, ka një pjesë të tretë në plane.

Ky është i dyti nga një trilogji. Unë do të shoh se si do të shkoj kjo, sepse unë me të vërtetë dua të xhiroj shumë video për këtë dhe i kam kushtuar shumë kohë.