Celebrities Gossip Showbiz

Alec Baldwin bëhet baba për herë të tetë, vjen në jetë vogëlushja Ilaria Catalina Irena!

Së fundmi aktori i njohur Alec Baldwin është bërë baba për herë të tetë. Më 22 shtator, bashkëshortja e tij, Hilaria Baldwin solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram teksa shkruante këto fjalë zemre:

Ajo është këtu! Jemi shumë të emocionuar t’ju prezantojmë me ëndrrën tonë të vogël të realizuar, Ilaria Catalina Irena. Shumë dashuri për të gjithë ju. Jemi shumë të lumtur që festojmë këtë lajm të mrekullueshëm me ju. Vëllezërit e saj Baldwinito po e kalojnë ditën duke qenë më afër dhe duke e mirëpritur atë në shtëpinë tonë. Shumë dashuri për të gjithë ju. Jemi shumë të lumtur që festojmë këtë lajm të mrekullueshëm me ju.

 

Rikujtojmë, se dyshja e njohur kanë edhe 7 fëmijë të tjerë të cilët janë, Carmen, Rafael, Leonardo, Romeo, Eduardo dhe Lucia, si dhe vajzën 26-vjeçare të Alec me ish-gruan Kim Basinger, Ireland Baldwin. Rikujtojmë, se aktori ka qenë kryefjala e mediave botërore këtë vit për shkak se qëlloi për vdekjen kineasten Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të “Rust”. Fituesi i “Emmy”-t u padit për neglizhencë në nëntor 2021 nga anëtarët e ekuipazhit të filmit. Ndërkaq, familja e Hutchins ngriti një padi për vdekje kundër Alec dy muaj më vonë.

Një raport i ri i FBI-së zbuloi disa detaje të tjera nga vdekja e kineastes Halyna Hutchins në sheshxhirim. Sipas raportit aktori i njohur Baldwin tërhoqi këmbëzën e armës që vrau kineasten në setin e filmit “Rust”. Aktori më parë e ka mohuar këtë gjë, mirëpo raporti ka hedhur poshtë deklaratën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të vitit që shkoi. Mjekësia ligjore ka raportuar se arma nuk mund të shkrepej kurrsesi nëse këmbëza nuk do të tërhiqej.