Celebrities Showbiz

Aleksia Peleshi, nga pasioni i saj për aktrimin e deri tek lidhja e veçantë me babain!

Shpesh ka qenë e përfshirë në lajmet e showbiz për shkak të lidhjes së saj me njërin prej binjakëve, Romeo Veshaj, sot Aleksia Peleshi erdhi në “Wake Up” për të folur rreth projekteve si poete, pasionit për aktrimin dhe studimet e saj në Universitetin e Barcelonës në degën “Digital Buisness”. Nuk dëshiron të etiketohet si “Vajza e Ministrit” Niko Peleshi por si një artiste dhe vajzë punëtore në profesion edhe pasionet e saj.

Ke pasur role të vogla në Teatrin e Korçës, muajin e kaluar të kemi parë në Portokalli me një rol, është pasion apo kërkon të zhvillohesh në këtë fushë?

Aktrimi është ëndrra ime e madhe dhe e kam bërë me shumë dashuri. Pavarësisht se nuk e kam bërë si punë apo si profesion. Synimi im më i madh do ishte që të merrja pjesë në serialet apo filmat e Netflix. Jam përpjekur disa herë që të komunikoj me ‘Netflix Espana’, por nuk më kthen njeri përgjigje. Ata nuk kanë audicione dhe nuk e di si procedohet.

Ke marrë oferta të tjera për ndonjë film të ri?

Po, kam marrë dy oferta. Te i pari e mendova mire dhe nuk pranova pasi nuk më përshtatet si rol. Te ky i dyti jemi akoma duke punuar me logjistikën dhe nuk kanë filluar xhirimet akoma. Është më serioz se i pari. Ai kishte nja dy skena të çuditshme, që për një rol të parë e kisha pak siklet.

Nuk dëshiron të njihesh si vajza e ministrit, por çfarë marrëdhënie ke me babain, a të ka mbështetur ai në rrugën e artit, çfarë të tha kur të pa në “Portokalli”?

Nuk e kam me qejf këtë titull pasi nuk është arritja ime, është arritja e tij. Kam marrëdhënie shumë të ngushtë me të, e kam si shok të ngushtë. Për “Portokallinë” nuk i kisha treguar, isha zënë me atë ato ditë dhe mendova se ai është me nerva me mua dhe nuk i thashë.