Bota Botë e Çuditshme

“Alienët ekzistojnë”/Një në tre britanikë thotë se kanë parë një UFO!

Një e treta e britanikëve pretendojnë se kanë parë një UFO dhe 58% e tyre i kanë raportuar rastet në polici. Një studim i 2000 të rriturve zbuloi se 37% mendojnë se kanë qenë dëshmitarë të diçkaje “të pazakonshme”, megjithëse 35% e konsiderojnë atë si një iluzion optik. Ndërsa 45% mendojnë që UFO-t dhe alienët ekzistojnë, 23% e përshkruajnë veten si “besimtarë të vërtetë” të jetës jashtëtokësore.

Hulumtimi u zhvillua nga ‘Birreria Beavertown’ për të festuar Ditën Botërore të UFO-ve. Një zëdhënës i fabrikës së birrës artizanale tha:

Ju shpesh dëgjoni historitë që njerëzit kanë parë në mënyrë legjitime pamje të alienëve ose UFO-ve në qytete anembanë vendit. Ne gjithmonë kemi pyetur veten se sa britanikë besojnë te alienët, kështu që ka qenë vërtet interesante të shikojmë hulumtimin në Ditën Botërore të UFO-ve dhe të zbulojmë se si ndihen njerëzit për jetën jashtëtokësore. 

Studimi, i kryer përmes ‘OnePoll’, zbuloi gjithashtu se 61% pranojnë se ka disa ngjarje në histori, të tilla si se si personi i parë u ul në Hënë, që i hutojnë ata dhe ende nuk i kanë kuptuar. Dokumente të deklasifikuara nga periudha e Luftës së Ftohtë tregojnë së fundmi se si pilotët dhe ushtarët rusë kishin dëshmuar drita në qiell ose mjete fluturuese, si asgjë e parë më herët në tokë.

Zbulimet tregojnë se takimet me objekte të panjohura në qiell nuk ishin pikasur vetëm në SHBA por gjithashtu dhe në Bashkimin Sovjetik. Dosjet e publikuara nga KGB flasin për dhjetra raportime nga ushtarë e pilotë të objekteve me forma të mëdha e të çuditshme, drita të fuqishme dhe shpejtësi të parritura nga njeriu, shkruan britanikja The Sun.

Rikujtojmë, se Kina ka njoftuar së fundmi se ka marrë mesazhe nga një qytetërim jashtëtokësor, nëpërmjet teleskopit të saj prej 180 milionë dollarësh “Sky Eye”. Revista e Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë raportoi se ky teleskop ka marrë sinjale elektromagnetike, që shkencëtarët mendojnë se mund të kenë ardhur nga alienët.