Celebrities Gossip Showbiz

Amarda Toska tregon përfundimisht se përse nuk pranon të jetë pjesë e filmave të Ermalit!

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë ndër çiftet më të ‘vjetra’ të showbiz-it shqiptar. Prej shumë vitesh tanimë dyshja ka krijuar një familje dhe kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Ermali, përveçse një prezantues shumë i suksesshëm, që prej kur u shkëput nga televizioni ka nisur të prodhojë dhe luajë në filma që kanë rezultuar shumë të pëlqyera. E dukeqenëse bashkëshortja e tij është gjithashtu një figurë publike dhe Ermali njihet për bashkëpunimet e tij me kolege gjithmonë ekziston kurioziteti se përse nuk i ofron Amit një rol në filmat e tij.

Së fundmi, Ami e ftuar në një intervistë ka shuar çdo kureshtje në lidhje me këtë pyetje, duke lënë të hapur mundësinë se një ditë mund të jetë pjesë.

Me thënë të drejtën ka pasur një propozim në filmin e parë për një rol episodik që unë nuk pranova. Kisha arsyet e mia në atë periudhë, isha me vajzën e vogël dhe jo vetëm kjo, por që nuk mendoja që duhet ta luaja atë rol pikërisht në filmin e Ermalit, tek filmi me Elvanën “Dy gisht mjaltë”. Ma kanë bërë shumë shpesh këtë pyetje, pse nuk je në ndonjë nga filmat e Ermalit dhe përgjigja më vjen shumë spontanisht sepse nuk kam pse të jem. Ne e kemi shumë të qartë punë e secilit dhe për më tepër që bashkëshorti ka atë pozicion. Është dhe producent i filmave të tij dhe nuk do doja kurrë që të merrej si e mirëqenë që Ermali e ka në dorë t’i bëjë filmat vetë, ja tani futi dhe Amin, herën tjetër do jetë dhe djali, kështu që… Unë do e mendoja dy herë një propozim nga Ermali sesa nga dikush tjetër. Por nuk e përjashtoj si mundësi, ai ka atë rrugë, rruga është shumë e gjatë e kinematografisë kështu që nuk i dihet.

Sado e konsoliduar të jetë një marrëdhënie, xhelozitë në çift janë të pashmangshme. E kur bëhet fjalë për një personazh si Ermali, i cili bashkëpunimet në profesionin e tij i ka të shumta, nuk mund të mungojë pyetja nëse Ami bëhet xheloze.

Në një bisedë ‘online’ të bërë para disa ditësh me ndjekësit, prezantuesja bukuroshe i është përgjigjur kësaj pyetje shumë sinqerisht.

Duhet gjithmonë se i shton lezetin lidhjes. Duhet ta praktikoni të gjithë me pak fjalë, sepse e bën partnerin të ndihet i rëndësishëm për ty. 

Ami prej vitesh tanimë është larguar nga ekrani dhe roli i saj si prezantuese, gjë prej së cilës u bë e famshme. Fillimisht, bukuroshja e nisi si balerinë në programin e njohur të humorit “Portokalli” dhe më pas si moderatore.