Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio gazetari Andi Vrapi. Që prej datës 3 janar, Luiz Ejlli u kthye në biond. Shitja e dekolorantëve ka pasur rritje të frikshme si dhe ka një kerkesë të madhe të djemve për të pasur flokët si Luizi. Si e ka parë Andi ktë masivizim të lyerjes së flokëve?
Kishte një lloj stigme të rëndë për djemtë që lyenin flokët. Paragjykoheshin si homoseksualë. E mira është që në këtë edicion të “BBV” kjo stigmë është më pak e rëndë. Është e dukshme tanimë që në qytet sheh edhe çuna hijerëndë, me makina të shtrenjta që kur dalin nga makina i kanë flokët e lyer si Luizi. Për mua kjo gjë nuk duhet trajtuar me shaka. Personazhet që dalin në ekran kanë një influencë të madhe në publik. Luizi siç ka ndikuar për flokët mund të ndikojë edhe për gjëra që mund ta bëjnë këtë shoqëri më të mirë.
A është për t’u marrë shembull raporti që Luizi ka me Kiarën?
Ka nga ata që e shohin pozivitisht qasjen e Luizit ndaj Kiarës, pra si dikush që e ka piketuar që në fillim pastaj ka dhe të tjerë që e shohin sikur ai i është dhënë shumë asaj. Gjëja më e mirë që Luizi ka bërë në lidhje me Kiarën, është që e ka pranuar atë në të gjithë kompleksitetin e saj, edhe kur ajo është treguar e afërt edhe kur është treguar e ftohtë. Mendoj se djemtë duhet të fillojnë të mësojnë pak nga sjellja e Luizit.