Celebrities Gossip Showbiz

Angelina Jolie iu bashkua Instagram-it dhe ja se cila është arsyeja e fortë!

Një nga aktoret më të suksesshme dhe më të famshme në të gjithë botën, Angelina Jolie, ka vendosur që të hapë llogarinë e saj në rrjetin social Instagram. Aktorja në postimin e saj të parë vendosi që të ndante një letër të cilën ia kishte dërguar një vajzë adoleshente nga Afganistani. Duke qenë se situata tani atje është mjaft e komplikuar, Jolie nëpërmjet postimit të saj shkroi:

Kjo është një letër që më është dërguar nga një vajzë adoleshente në Afganistan. Tani për tani, njerëzit e Afganistanit po humbasin aftësinë e tyre për të komunikuar në mediat sociale dhe për t’u shprehur lirshëm. Kështu që unë i jam bashkuar Instagram-it për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat e tyre themelore të njeriut.

Vajza, emri i së cilës nuk u bë i ditur, shkroi për frikën e saj se kthimi i talebanëve do t’i japë fund karrierës së saj në arsim, duke thënë se të gjithë tani janë përsëri të burgosur. Angelina është gjithmonë përkrahëse e kauzave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ajo e mbylli postimin e saj në Instagram duke shkruar:

Ashtu si të tjerët janë të angazhuar, unë nuk do të largohem. Unë do të vazhdoj të kërkoj mënyra për të ndihmuar. Dhe shpresoj se do të bashkoheni me mua.

Ylli i kinematografisë arriti që të grumbullonte plot 4.5 milionë ndjekës dhe rreth 1,5 milion pëlqime me postimin e saj. Kujtojmë gjithashtu se Jolie është pjesë e filmit të Marvel me titull “The Eternals” i cili do të lançohet në 1 Nëntor të këtij viti. Aktorja me famë botërore i bashkohet figurave publike në mbarë botën të cilët po flasin dhe po mundohen të bëjnë diçka për të gjtihë situatën e tmerrshme që Afganistani është duke kaluar gjatë këtyre ditëve.