Celebrities Gossip Showbiz

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij bëhen prindër për herë të parë!

I ftuar së fundmi në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj ka qenë Arbër Hajdari, i cili zbuloi ekskluzivisht në emision se do të bëhej baba dhe se festat e këtij viti do ta gjenin ndryshe. Ai zbuloi gjithashtu edhe gjininë e fëmijës. Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, prindër të një vajze.

Vetëm pak më parë Arbri ka treguar se është bërë tashmë baba për herë të parë. Këtë e ka zbuluar me anë të një foto në Instagram, ku shihet duke mbajtur në krahë vajzën e tij të porsalindur dhe  se vajza ka lindur ditën e djeshme. Krahas fotos Arbri ka shkruar:

Të dashur miq!
Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze. Për këtë, falenderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë.
Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbër Hajdari (@arberhajdari)

Edhe pse pas përfundimit të sezonit të kaluar, ai u shpreh se nuk do të jetë më pjesë, për herën e tretë Arbër Hajdari do të jetë përsëri opinionist në “BBV3”. U shkëput nga televizioni, pasi u zgjodh deputete, tashmë Oriela Nebijaj rikthehet në ekran e këtë herë jo si moderatore, por si opinioniste në “BBV3”.