Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pak ditë na ndajnë, zbulohen opinionistët e sezonit të tretë “Big Brother Vip”!

“Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Kanë qenë të shumta aludimet për banorët, opinionistët ashtu edhe se kush do ta moderojë spektaklin këtë herë. Deri më tani me anë të një video të postuar në faqen zyrtare të Instagramit të “BBV3” është zbuluar se ky sezon do të moderohet nga Ledion Liço. Këtë e ka konfirmuar edhe Sara Hoxha në intervistën e saj në “Më lër të flas”, ku edhe ka zbuluar disa foto dhe detaje ekskluzive nga shtëpia e “BBV3”. Epo kanë mbetur vetëm pak ditë nga premiera, e pak nga pak po zbulohen të tjera të reja.

Këtë vit njerëzit janë shumë kuriozë, pasi ky sezon vjen me ndryshime të shumta. Ditën e sotme janë konfirmuar opinionistët e këtij sezoni. Edhe pse pas përfundimit të sezonit të kaluar, ai u shpreh se nuk do të jetë më pjesë, për herën e tretë Arbër Hajdari do të jetë përsëri opinionist në “BBV3”.

U shkëput nga televizioni, pasi u zgjodh deputete, tashmë Ori Nebiaj rikthehet në ekran e këtë herë jo si moderatore, por si opinioniste në “BBV3”.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë.