Celebrities Gossip Showbiz

Arsyeja e vërtetë pse aktori Morgan Freeman mban gjithnjë vathë floriri!

Aktori i njohur Morgan Freeman rrallëherë shihet pa vathët e tij të artë. Megjithatë, kjo zgjedhje e tij nuk ka të bëjë me tendencat e modës. Ylli i Hollivudit është pyetur vazhdimisht se pse ai insiston të mbajë vathët e veçantë, një stil që ai e përvetësoi shumë kohë përpara se të merrte famë në Hollywood. Siç ka treguar në një intervistë, ai dëshiron të jetë i përgatitur për çdo situatë të paparashikuar dhe kështu, kujdeset të mbajë çdo ditë me vete asetet.

Aktori, i njohur për rolin e tij ikonik në ‘The Shawshank Redemption’, zbuloi arsyen pas zgjedhjes së tij të rrathëve të artë në një postim në Instagram.

Këta vathë. Më pyesin për këto gjatë gjithë kohës. E vërteta është se këto vlejnë aq sa duhet që dikush të më blejë një arkivol, në rast se unë vdes në një vend të huaj. Prandaj i mbanin marinarët dhe prandaj i vendos unë. Tani ju e dini.

Rikujtojmë se aktori i njohur është një nga rreth 1000 shtetasit amerikanë që janë goditur nga sanksionet Ruse, përfshirë edhe ndalimin e hyrjes në Rusi.