Health & Beauty Lifestyle

Arsyet përse keni më shumë gjakderdhje se zakonisht gjatë periodave!

Nëse nuk e dinit, çdo ndjenjë apo shprehi e jona e përditshme ndikon në organizmin tonë dhe shkakton ndryshime të mëdha në lidhje me trupin dhe menstruacionet tona. Ndonjëherë ndodh që të shqetësohemi rreth arsyeve të ndryshme se pse mund të kemi vonesë të periodave. Shpesh herë kjo na krijon stres apo na prish plane të shumta.

Ngjyra, sasia, rregullsia e periodave mund të thotë shumë për shëndetin e një gruaje. Si i përjeton një grua nuk i përjeton një tjetër dhe nëse mendoni se diçka nuk shkon me ciklin tuaj, nuk do të thotë domosdoshmërisht që keni një problem shëndetësor. Të tilla çrregullime mund të ndodhin për shumë arsye, por sipas ekspertëve nëse këto të fundit nuk zgjidhen për 3 muaj atëherë duhet të bëni një kontroll.

Nëse problemi juaj është gjakderdhje e rëndë dhe perioda të tejzgjatura dhe kjo gjë ka vazhduar për më gjatë se 3 muaj, ju mund të keni një nga problemet e mëposhtme.

1.Keni ndryshuar kontraceptivët.

Pilulat hormonale të kontrollit të lindjes shpesh rregullojnë dhe pakësojnë periodat, por nëse ju i ndryshoni ato, për rreth disa muaj ju do të keni cikël më të rëndë.

2.Ndoshta po kaloni në menopauzë.

Ndonëse nuk mund të parashikosh saktësisht se kur një grua kalon në menopauzë, ju mund ta kuptoni këtë gjë nëse disa muaj para keni shumë gjakderdhje dhe cikël të tejzgjatur. Ndryshimet menstruale janë shenja e parë që ka lidhje me menopauzën.

3.Po përdorni hollues gjaku.

Antikoagulantët, shpesh të njihura ndryshe si hollues të gjakut mund të bëjnë që gjatë ditëve të ciklit një femër të ketë më shumë gjakderdhje se zakonisht.

Është normale të ndihesh sëmurë para dhe gjatë menstruacioneve. Ndërsa nivelet e hormoneve rriten dhe bien gjatë ciklit menstrual të një vajze, kjo mund të ndikojë në mënyrën se si ajo ndihet, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Kjo njihet si sindroma premenstruale (PMS) dhe mund ta bëjë një vajzë të ndjehet sikur fshihet në shtrat me mbulesat mbi kokë. Për fat të mirë, ju mund të bëni disa gjëra për të lehtësuar simptomat e PMS.