Celebrities Showbiz

Artisti shqiptar ngjitet në skenën e koncertit dy orë pasi humbi nënën e tij!

Mbrëmjen e djeshme, në Prishtinë u mbajt një koncert nga tenori i njohur, Ramë Lahaj. Për të cilin njerëzit kanë treguar shumë interes, aq shumë kërkesa sa artisti njoftoi në rrjete sociale që biletat mund t’i merrnin pa pagesë. Një lajm i gëzueshëm ky për të gjithë, por pikërisht dita e djeshme u kthye në një ditë zie për tenorin.

Vetëm dy orë para koncertit të madh, atij i erdhi lajmi se nëna e tij kishte ndërruar jetë. Edhe pse me shumë dhimbje ai është ngjitur në skenë për të performuar, kjo për të mos zhgënjyer fansat e tij.

Duhet ta pranojmë se ky veprim është shumë i guximshëm nga ana e tij dhe sigurisht profesional.
Lajmin për publikun ai e ka bërë të ditur pas përfundimit të koncertit me anë të një postimi në Instagram, ku ka shkruar datën dhe vendin e varrimit të nënës së tij.

https://www.instagram.com/p/CSTbNLLoJLV/?utm_source=ig_web_copy_link