Celebrities Fashion Gossip Showbiz

As 1 dhe as 2 por plot 600 orë punë për të realizuar fustanin që Beyonce veshi në turneun e saj të fundit!

Ylli i muzikës pop Beyonce emocionoi së fundmi ndjekësit e saj të zjarrtë teksa ndau fotot e dy kostumeve që kishte veshur për turneun e saj të tretë dhe të fundit të “Renaissance” në Los Angeles. Këngëtarja e famshme e cila gjithashtu festoi ditëlindjen e 42-të në shfaqjen e saj plot yje kërkoi ndihmën e Donatella Versace për një nga kostumet e saj. Për kostumin e saj u deshën 600 orë punë.

Veshja ikonike përmbante gjithashtu emblemat e arta të Medusa ’95 të Versace në rripat e shpatullave. Beyonce u shfaq me një tjetër veshje elegante për shfaqjen, e përbërë nga elemente metalike.

Një numër i madh yjesh u mblodhën në shfaqjen e saj duke përfshirë Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet, të cilët dolën publikisht dhe zyrtarizuan romancën e tyre. Të famshëm të tjerë të pranishëm ishin Adele, Justin Bieber, Hailey, Zendaya dhe i dashuri i saj, Tom Holland si dhe Kim Kardashian, Princi Harry dhe gruaja e tij Megan Markle.