Celebrities Gossip Showbiz

Si dy zogj të dashuruar, Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet shfaqen në krahët e njëri-tjetrit në koncertin e Beyonce-s!

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet e bënë publike romancën e tyre mbrëmjen e kaluar, teksa u fotografuan së bashku për herë të parë në shfaqjen e mbushur me yje të Beyonce në Los Angeles. Ylli 25 vjeç, dhe aktori i “Call Me By Your Name”, 27 vjeç, u panë duke folur dhe flirtuar në stadiumin SoFi në Inglewood në një klip të shpërndarë në mediat sociale, në ndalesën e tretë dhe të fundit të këngëtares në turneun “Renaissance” në qytetin amerikan.

https://twitter.com/JermaineWatkins/status/1698929155641843984

Koncerti i Beyonce-s tërhoqi një numër yjesh të tjerë, duke përfshirë Adele, Justin Bieber dhe bashkëshorten e tij Hailey Bieber, Zendaya, Kim Kardashian dhe të motrën Khloe. Në fillim të këtij muaji u konfirmua se Kylie dhe Timothee janë ende në një lidhje, pavarësisht thashethemeve se aktori ishte ndarë nga ajo. Të dy janë takuar në mënyrë sekrete që nga fillimi i prillit.

Manjatja e Kylie Cosmetics Kylie Jenner ndau së fundmi një sërë imazhesh nga prapaskenat e fushatës së saj të re të Acne Studios, ku ajo pozon topless me xhinse, ndërsa është e mbuluar me baltë për koleksionin e xhinseve të markës vjeshtë-dimër 2023. Fotot e Kylie-t, e mbuluar në pisllëk kanë shkaktuar shumë komente dhe kritika ku mes tyre ka njerëz që shkruajnë se të jesh i pastrehë nuk është modë.