Celebrities Showbiz

Asgjë nuk mund ta ndajë Rita Ora-n nga rrënjët dhe origjina e saj/Këngëtarja flet për Kosovën në Festivalin e Filmit në Venecia!

Mes polemikave të shumta nisur nga një provokim prej një fansi serb në Hungari, Rita vijon të punojë si ambasadore e Kosovës në të mire të këtij vendi. Ajo ndodhet aktualisht në Itali për Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia ku ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “DVF” të themeluar nga stilistja Diane von Furstenberg.

Në fjalimin e saj, Rita theksoi se ka qenë një ëndërr që të punonte me fëmijët në Kosovë dhe t’i motivonte ata. Një pjesë e këtij fjalimi u nda në platformën “X” nga Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila. Ndër të tjera teksa po prezantonte një çmim, Rita u shpreh:

Kam shkuar në vendin tim Prishtinë shumë herë për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta. Ajo çfarë dëshiroja të bëja për ata është që t’i vendos në një hapësirë kreative…

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, bëri një hyrje spektakolare në Festivalin e Filmit në Venecia ditën e djeshme. Rita u shfaq e veshur me fustan kuqezi nga ku po përshëndeste me duar nga varka. 32-vjeçarja edhe këtë herë nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen e publikut, duke mos shpëtuar as dhe një moment nga “syri” i paparacëve.

Fustani i kuq prej sateni nga Moschino, ishte i shkurtër përpara dhe kishte një bisht të gjatë mbrapa. Ajo e kishte veshur mbi një body të zi dantelle, me geta të zeza dhe taka të larta. Nuk e dimë nëse përmes kësaj veshjeje Rita ka dashur të përçojë një mesazh apo ka qenë rastësi. Vlen të theksohet se kjo vjen pas polemikave të mëdha për kërcimin e saj me flamurin serb.