Celebrities Fashion Film & Tv

Rita Ora ‘rikuperon’ gabimin, shfaqet me një fustan kuqezi në Festivalin e Filmit në Venecia!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, bëri një hyrje spektakolare në Festivalin e Filmit në Venecia ditën e sotme. Rita u shfaq e veshur me fustan kuqezi nga ku po përshëndeste me duar nga varka. 32-vjeçarja edhe këtë herë nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen e publikut, duke mos shpëtuar as dhe një moment nga “syri” i paparacëve.

Fustani i kuq prej sateni nga Moschino, ishte i shkurtër përpara dhe kishte një bisht të gjatë mbrapa. Ajo e kishte veshur mbi një body të zi dantelle, me geta të zeza dhe taka të larta. Nuk e dimë nëse përmes kësaj veshjeje Rita ka dashur të përçojë një mesazh apo ka qenë rastësi. Vlen të theksohet se kjo vjen pas polemikave të mëdha për kërcimin e saj me flamurin serb.

Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera. Ai do të zhvillohet në Venice Lido nga 30 gushti deri më 9 shtator 2023 dhe njihet zyrtarisht nga FIAPF (Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve të Filmit). Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia është festivali më i vjetër i filmit në botë, me edicionin e tij të 80-të që u hap të mërkurën.

Festivali hapet me premierën e filmit italian të Luftës së Dytë Botërore, “Comandante”, me regji të Edoardo De Angelis. Ngjarja do të zgjasë deri më 9 shtator dhe mbyllet me dramën në gjuhën spanjolle të Netflix, “Society of the Snow”.