Gossip Showbiz

Aspak e lehtë për të, Kourtney Kardashian zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes nga Scott Disick!

Ylli i “KUWTK”, Kourtney Kardashian që prej muajit janar është në një lidhje me muzikantin Travis Barker, i cili fillimisht ishte një ndër miqtë e saj më të mirë. Sipas burimeve për “People”, Travis ka krijuar një marrëdhënie shumë të afërt me familjen dhe miqtë e Kourtney dhe kjo padyshim që është një hap shumë i rëndësishëm.

Teksa Kourtney dhe Travis vazhdojnë të ndajnë me ndjekësit foto të romancës së tyre, ish-partneri i Kardashian dhe babai i tre fëmijëve të saj Scott Disick vazhdon të mos e presë mirë këtë fakt, sipas revistës “E!”. Duket se gjërat midis Travis dhe Kourtney po avancojnë gjithnjë e më shumë dhe kjo ka ndryshuar në mënyrë drastike marrëdhënien me Disick, deri në atë pikë sa ai nuk mund të durojë ta shohë më aq shpesh ish-partneren e tij.

Së fundmi, familja Kardashian-Jenner kanë folur rreth vendimit për të përfunduar spektaklin “KUWTK”. Në një intervistë për Andy Cohen, ato treguan se u lodhën shumë ndaj vendosën që pas 20 vitesh t’i jepnin fund. Gjatë bisedës u diskutua dhe lidhja e Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, e cila mori fund në vitin 2015-të.

Cohen pyeti Kourtney nëse të qenurit tërë kohës të rrethuar nga kamerat ka ndikuar në ndarjen e tyre. Referuar problemeve të Scott me alkoolin ajo tha:

Me siguri, por mendoj se abuzimi me substancat ishte pika ku u prish gjithë marrëveshja.

Disick nga ana tjetër u shpreh i ndërgjegjshëm duke pranuar pjesën e tij të fajit e duke pohuar gjithashtu se kjo ka qenë arsyeja kryesore e ndarjes:

Isha shumë i papërgjegjshëm.

Rikujtojmë se në rrjet është folur shpesh që Travis ka tradhtuar ish-gruan e tij me motrën e Kourtney-t, super yllin televiziv, Kim Kardashian. Së fundmi, Kim ka reaguar për herë të parë në lidhje me këto thashetheme dhe e ka mohur plotësisht një gjë të tillë.

Para pak kohëve, Travis Barker zbuloi dhuratën më të veçantë frymëzuar nga e dashura Kourtney Kardashian. Bateristi i “Blink-182” publikoi në Insta Story qiriun më të ri të “Heretic x Goop”.