Gossip Showbiz

A e ka tradhëtuar Travis Kourtney-n me Kim Kardashian? Ja si qëndron e vërteta!

Ylli i “KUWTK”, Kourtney Kardashian që prej muajit janar është në një lidhje me muzikantin Travis Barker, i cili fillimisht ishte një ndër miqtë e saj më të mirë.

Sipas burimeve për “People”, Travis ka krijuar një marrëdhënie shumë të afërt me familjen dhe miqtë e Kourtney dhe kjo padyshim që është një hap shumë i rëndësishëm.

Rikujtojmë se në rrjet është folur shpesh që Travis ka tradhtuar ish-gruan e tij me motrën e Kourtney-t, super yllin televiziv, Kim Kardashian.

Së fundmi, Kim ka reaguar për herë të parë në lidhje me këto thashetheme dhe e ka mohur plotësisht një gjë të tillë.

JO! Rrëfim i rremë! Ne kemi qenë miq për vite me radhë dhe jam shumë i lumtur për të dhe Kourtney.