Celebrities Gossip Showbiz

Aspak tradicionale, Kourtney Kardashian ka zgjedhur një stil ndryshe për dasmën e saj!

Kourtney Kardashian është parë e veshur me një fustan martese të zi përpara martesës me të dashurin Travis Barker në Itali. Motra më e madhe Kardashian shmangu një pamje tradicionale të nusërisë për të përqafuar anën ‘rock’ të të dashurit të saj për dasmën e tyre këtë fundjavë.

Është hera e tretë që dyshja e dashur do të martohen, pas një dasme në Las Vegas dhe një ceremonie intime në Santa Barbara. Edhe pse këtë herë dy të dashuruarit ftuan familjet dhe miqtë e tyre për t’i parë ata duke thënë ‘po’. Çifti i lumtur u pa të shtunën në mëngjes, përpara dasmës së tyre, duke ecur dorë për dore nëpër rrugët e Portofino.

Kourtney veshi një fustan të zi, me doreza të ngjashme. Nusja e plotësoi look-un e saj me një vello të zezë dantelle, e cila kishte një zbukurim blu elektrik. Ndërkohë, Travis zgjodhi gjithashtu një look të guximshëm në rroba dhe nuanca të zeza ndërsa e çonte gruan e tij në destinacionin e tyre.

Djali më i vogël i Kourtney, Reign, kishte një zgjedhje pak më shumëngjyrëshe për këtë rast të lumtur me një kostum me mbishkrime. Pothuajse i gjithë klani Kardashian-Barker ka zbritur në destinacionin e njohur turistik të Portofino-s përpara ceremonisë së kësaj fundjave. Pritet që ylli i realitetit dhe muzikanti do të lidhin martesën në një ceremoni luksoze në kështjellën e shekullit të 16-të, Castello Brown.