Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Atlas” me protagoniste Jennifer Lopez është filmi më i shikuar për momentin në Netflix por fansat janë të zhgënjyer!

“Atlas”, thriller i shumëpritur fantastiko-shkencor me protagoniste Jennifer Lopez u bë filmi më i ndjekur në Netflix. Filmi tregon historinë e Atlas Shepherd, një analist i shkëlqyer, por cinik i të dhënave, i cili nuk i beson inteligjencës artificiale. “Atlas” i bashkohet një misioni për të ndaluar robotin e keq Harlan, i cili është kthyer kundër njerëzimit edhe pse është krijuar për ta ndihmuar. Pasi një mision shkon keq, “Atlas” duhet të bashkohet me një inteligjencë artificiale të quajtur Smith për të mbijetuar dhe për të shpëtuar botën.

Megjithatë, edhe pse aktualisht është filmi më i ndjekur në atë Netflix, shikuesit dhe kritikët nuk janë pro. Filmi aktualisht ka një vlerësim prej 5.6 në IMDB. “Jennifer ankohet, qan dhe bërtet shumë. Efektet e mira vizuale dhe historia ka shumë potencial. Por për fat të keq një aktore e keqe kryesore si kjo mund të prishë një film. Shumicën e herëve më duhej ta ulja volumin sepse ajo ishte duke qarë dhe duke bërtitur çdo dy minuta, gjë që e bën të lodhshme dhe të vështirë për t’u ndjekur gjithashtu, historia është shumë e fokusuar tek ajo”.

 

Filmi aktualisht ka një vlerësim rreth 17% në Rotten Tomatoes, që është shifër shumë e ulët për një film me buxhet të madh të Netflix. Lopez aktualisht po përballet me shumë sfida si në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale. Thashethemet për një divorc të afërt nga bashkëshorti i saj, Ben Affleck, po qarkullojnë dhe gjithçka po bëhet akoma dhe më e vështirë për artisten.

Lopez po përballet me shumë pengesa në projektet e saj, duke shtuar këtu edhe stresin nga martesa e saj e trazuar. Pavarësisht këtyre thashethemeve, Lopez duket e vendosur që të ruajë martesën e saj me Affleck. Sipas The New York Post, ajo këmbëngul që Affleck të qëndrojë pranë saj, jo vetëm nga dashuria, por edhe për të mbrojtur imazhin e saj publik. Thuhet se e sheh të sikletshme idenë e një divorci tjetër dhe beson se do të ndikonte negativisht në karrierën e saj dhe perceptimin publik.