Gossip Showbiz

Babai i Meghan Markle akuzon prezantuesen Oprah Winfrey, cili është shkaku?

Para pak ditësh, Meghan Markle ka sjellë në jetë një vajzë. Vajza është pagëzuar me emrin Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor. Çifti ka treguar se vajza u quajt Lilibet, me pseudonimin që familja mbretërore i dha mbretëreshës Elizabeth, stërgjyshes së saj. Kujtojmë se, Markle i kishte anuluar të gjitha angazhimet për shkak të problemeve në shtatzëni.

Së fundmi është bërë e ditur se menjëherë pas lindjes, babai i Meghan, Thomas Markle ka shprehur dëshirën për të njohur mbesën e tij. Në një intervistë në “60 Minutes” në Australi, ai i ka kërkuar që ta falë dhe të takohen së bashku ose në të kundërt do të publikojë disa prova jo të mira, për sjelljen e Meghan kundrejt tij.

Së fundmi gjithashtu Thomas ka folur edhe rreth intervistës së saj dhe Princ Harry me Oprah Winfrey. Ai ka akuzuar Oprah se ka përdorur çiftin për karrierën e saj dhe ka përfituar nga dobësia e Harry.

Mendoj se Oprah Winfrey po luan me Harry dhe Meghan. Mendoj se ajo po i përdor ato për të ndërtuar rrjetin e saj dhe për të ndërtuar shfaqjet e saj të reja.

Rikujtojmë, se marrëdhënia e Meghan-it me të atin, Thomas Markle, nuk ka qenë aspak tipike baba-bijë. Ndoshta sepse pasi Meghan doli publikisht me Harry-n, babai i saj nuk u përmbajt aspak në deklaratat publike. Në maj të 2018-ës, Thomas Markle nuk ishte i pranishëm në dasmën e së bijës me princin Harry.

Duke përfituar nga fama e të bijës, babai i ish-Dukeshës paralajmëroi për një dokumentar ku do të fliste për jetën e tij dhe sigurisht për atë të Meghan. Së fundmi gjithashtu është bërë e ditur se ish-dukesha e Sussex-it, Markle ka fituar betejën ligjore kundër ‘Mail On Sunday’ e cila kishte publikuar një letër që Meghan i kishte shkruar babait të saj.