Celebrities Gossip Showbiz

Banorët e “BBV3” takohen me të ftuarit specialë, ja kush janë ata!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Mbrëmjen e sotme një zarf i bardhë ka mbërritur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, i cili është lexuar nga Egla. Në zarfin e bardhë thuhej:

Banorë, bëhuni gati sepse sonte do të keni të ftuar specialë në shtëpi

Ndërkohë banorët janë bërë gati, në oborr ishte shtuar darka dhe rreth saj ishin disa të ftuar specialë.

Shtëpisë më të famshme në Shqipëri i janë bashkuar disa nga gazetarët e njohur të ekranit të Top Channel, të cilët këto katër muaj kanë përcjellë në programet e tyre ngjarjet e kryesore të banorëve të BBV3. Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Ronaldo Sharka, Erjona Rusi, Ina Kollcaku, Ed Manushi dhe Bieta Sulo janë të ftuarit specialë që që kanë vendosur të kalojnë një darkë të këndshme me banorët.