Celebrities Gossip Showbiz

Chris Brown në telashe, reperi pritet të arrestohet nëse kthehet në Britani të Madhe!

Së fundmi reperi i njohur Chris Brown është akuzuar se është përfshirë në një grindje me një producent muzikor në një klub të njohur në Londër. Reperi dyshohet se e goditi muzikantin mbi kokë me një shishe qelqi, pas së cilës u godit me shkelma dhe grushte i shtrirë në dysheme.

Së fundmi sipas raportimeve, bëhet e ditur se nëse reperi kthehet në Britaninë e Madhe mund të arrestohet. Thuhet se Brown është i vetëdijshëm për situatën dhe atë që e pret kur të kthehet. Një burim i afërt me këngëtarin tha se:

Chris e di se do të arrestohet nëse kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, por ende po bën gjithçka që mundet për ta shmangur atë.

Sulmi dyshohet se ndodhi më 19 shkurt në klubin The Tape në Mayfair të Londrës. Kjo nuk është hera e parë që ylli i muzikës R&B akuzohet për sjellje të dhunshme. Rikujtojmë se në vitin 2009 ai sulmoi ish-partneren e tij, divën e muzikës pop Rihanna. Ndërkaq, këngëtari ka konfirmuar së fundmi se është bërë baba për herë të tretë. Chris ka edhe dy fëmijë të tjerë, vajzën Royalty 7-vjeçare, me Nia Guzman dhe djalin 2-vjeçar Aeko Catori, të cilin e mirëpriti me Ammika Harris.