Celebrities Gossip Showbiz

Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara shpërthen në të qara kur pyetet për sëmundjen e rëndë!

Wanda Nara disa ditë më parë pranoi publikisht se vuan nga leucemia. Bashkëshortja e futbollistit Mauro Icardi u shpreh se:

Kam leucemi. Në fillim thoja ‘kjo gjëja që kam’, pastaj ia dola që ta quaja sëmundje dhe tani e them edhe emrin e saj. U kërkoj falje të gjithë atyre që menduan se duhej t’i bëja gjërat më shpejt.

Përveç kësaj, Nara ka disa angazhime profesionale. E reja po merr pjesë në versionin italian të ‘Dancing with the Stars’. Ajo po konkurron si një nga favoritet e mëdha për të fituar garën. Mirëpo aty modelja u hap plotësisht dhe filloi të qante në mënyrë të pakontrolluar duke shprehur se:

U ktheva nga Turqia në shtëpi, tre ditë isha atje dhe… nuk dua të qaj, më fal! Më e vogla më erdhi nga provat e Dancing. Po, më mungon shumë familja ime. Këtu në Romë të gjithë janë kaq të sjellshëm me mua… Vërtet nuk kam forcë. Jam e lodhur kur mbaroj provat. Ka shumë orë prova.

Nara po i nënshtrohet një trajtimi javor për leuçeminë.

Është e gjitha një pasiguri dhe çdo javë që shkoj të marr rezultatet më ndërpritet fryma.

Ndërkaq, rikujtojmë se modelja ka shprehur se do të nisë një karrierë të re si artiste solo. Deri më sot 36-vjeçarja ka punuar si modele, agjente futbolli dhe së fundmi si prezantuese televizive. Ajo prezantoi versionin argjentinas të ‘Celebrity Masterchef’, por tani po e kthen vëmendjen te muzika. Sipas Big Bang News, Wanda së fundmi ka vizituar atdheun e saj për të eksploruar një projekt të ri muzikor. Ata pretendojnë se ajo do të përfaqësohet nga Maxi El Brother, i cili ka punuar edhe me këngëtarin argjentinas, L-Gante.