Celebrities Gossip Music Showbiz

Beatrix përlotet ditën e ditëlindjes nga surpriza e…

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”.

Bukuroshja tanimë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale, duke qenë jo pak e kritikuar, megjithatë nuk i ka ndaluar asnjëherë komunikimet dhe me ndjekësit e saj dhe postimet në Instagram duke vazhduar normalisht jetën e saj dhe profesionin, muzikën.

Ditën e sotme, Beatrix feston ditëlindjen e saj të 28 dhe urimet për bukuroshen kanë qenë të shumta. Nuk kanë munguar edhe surprizat për të, ku një ndër më të bukurat që ka arritur dhe ta përlotë këngëtaren ka qenë nga ndjekësit dhe adhuruesit e saj. Kudo në rrjete sociale janë shpërndarë disa video, ku Trixa duket më e emocionuar se kurrë.

https://www.instagram.com/tv/CelSHJogxbC/?utm_source=ig_web_copy_link

Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek, Trixa ditëve të fundit kishte paralajmëruar se do të publikonte një tjetër këngë. Dhe pikërisht ky projekt u publikua si dhuratë për ndjekësit e saj në ditën e 28-vjetorit të bukuroshes, pra ditën e sotme dhe kënga e re titullohet ‘Vonë’.