Celebrities Gossip Showbiz

“Ma shumë se ti” nuk qenka një dedikim për Donaldin?! Detaje të reja dalin në dritë!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.

Beatrix tashmë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale. Teksa momentalisht po shijon suksesin e këngës “Ma shumë se ti” me Dj Geek, ajo nuk është mjaftuar me kaq por po vazhdon punën për të sjellë sërish projekte të reja.

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, publikoi këngën e saj më të re me titull “Ma shumë se ti”. Padyshim që teksti i këngës së saj të sapopublikuar me Dj Geek u komentua shumë pasi fjalët u konceptuan si një dedikim për Donaldin, me të cilin u njoh dhe krijoi një lidhje në “Big Brother VIP”, por që u ndanë menjëherë pas spektaklit.

Megjithatë, së fundmi, në rrjet po qarkullon një video nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ku këngëtarja thotë se këngën e ka realizuar përpara se të hynte në këtë spektakël. Në video dëgjohet Trixa teksa thotë:

Ishalla më kanë pritur për një bashkëpunim që kam patur me Geek-un e Dafinës. Nuk e di a e kanë realizuar apo jo por ishte një super këngë ajo… 

@beatrixramosaj.trixa

#facts #fakte #beatrixramosaj #trixaramosaj #bbvipal #bigbrotheralbaniavip

♬ original sound – Trixa Fanpage

Së fundmi, këngëtarja ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj me postimet e fundit në Instastory. Ajo ka ndarë me fansat disa pamje ku shfaqet me një paraqitje shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim. Beatrix është shfaqur me flokë në ngjyrë të zezë, të prera shkurt dhe me baluke. Megjithatë, këngëtarja nuk ka bërë me dije asgjë nëse ndryshimi ka të bëjë me ndonjë këngë të re apo nëse flokët janë paruke.