Celebrities Gossip Showbiz

Bëhuni gati! Ja kur do të publikohet bashkëpunimi muzikor i Dafina Zeqirit dhe Alban Skënderaj!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Së fundmi Dafina na ka lajmëruar se do të vijë me një tjetër bashkëpunim, por këtë herë shumë i papritur dhe këtë na e ka treguar vetë Dafina me një postim në Instagram, ku është shprehur se ka vite që kanë folur për këtë projekt dhe më në fund ia dolën. Këngëtarja na ka treguar se këtë herë do të vijë me një projekt muzikor me artistin e njohur dhe shumë të dashur për publikun, Alban Skënderaj. Në postimin në Instagram Dafi ka publikuar një foto të tyre nga ‘look-u’ i këngës, ku na ka treguar edhe titullin e këngës “Copa copa” e mesa duket do të jetë një një baladë. Duket se pritja tashmë përfundoi pasi me postimin e fundit ku artistët kanë postuar një tjetër foto nga klipi kanë treguar se kënga do të publikohet të shtunën në orën 16:00.

Gjithmonë Dafina dhe Dj Geek qëndrojnë shumicën e kohës bashkë, kjo ndodh edhe për shkak të punës së përbashkët, por edhe janë gjithmonë aty për të mbështetur njëri-tjetrin. Të gjithë kanë qenë kurioz për faktin se sa xheloz janë ata me njëri-tjetrin e për këtë Dafi na e ka shuar pak kureshtjen me një nga postimet e fundit në Instastory, ku me anë të një ‘meme’ na ka treguar mënyrën se si burri i saj duhet të takoj gratë e tjera. Me këtë postim këngëtarja na ka lënë të kuptojmë se është shumë xheloze për partnerin e saj.