Celebrities Music Showbiz

Bëhuni gati të kërceni me këngën e re të Jennifer Lopez!

Së shpejti, Jennifer Lopez dhe Rauw Alejandro do të publikojnë hitin e tyre të verës të titulluar “Cambia El Paso”. Lopez ka dhënë disa detaje për këngën që pritet të lançohet të hënën.

Kënga ka të bëjë me ndryshimin dhe të mos kesh frikë të hedhësh hapin para. Pra, thjesht hidhni hapin, përparoni, bëni atë që duhet të bëni. Nëse diçka nuk po ndihet si duhet, sido që të jetë në jetën tuaj, si ta bëni thjesht aveproni. Dhe kërceni!

Jennifer gjithashtu postoi një video në “Twitter” dhe në “Instagram” ku shuajti pak më shumë kureshtjen mbi projektin e saj të ri..

Përshëndetje njerëz, unë jam në shtëpinë time duke punuar për këngën dhe videon time të re me Rauw Alejandro,”Cambia El Paso”. Shpresoj që ju ta pëlqeni po aq shumë sa ne. Do të publikohet të hënën.

Ajo gjithashtu ndau me fansat një foto pranë super yllit Porto Rikan, i cili më parë erdhi në një bashkëpunim me Selena Gomez për këngën e saj “Baila Conmigo” dhe Lauren Jauregui në “Lento”.

https://twitter.com/JLo/status/1411018892575612932?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1411018892575612932%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpeople.com%2Fmusic%2Fjennifer-lopez-joins-rauw-alejandro-cambia-el-paso%2F

Kënga e re vjen vetëm një muaj pasi Lopez dhe Alejandro u panë duke filmuar videoklipin në Miami Beach, ku një burim tha pë revistën “PEOPLE” se Lopez ishte “plot energji”.

Jennifer ishte rrezatuese dhe plot energji edhe pse xhirimi zgjati plot nëntë orë.

Alejandro, i cili së fundmi lançoi albumin e tij “VICE VERSA” ka shprehur më parë rreth muzikës se:

Muzika është pornografi për veshët tuaj. Muzika ime është kënaqësi. Nëse e dëgjoni muzikën time, do të ndjeni kënaqësi në shpirtin tuaj dhe në tërë trupin tuaj.  Rreth 90% e gjërave të mia kanë të bëjnë me veten time. Unë përpiqem të vihem në vendin e të gjithëve kur jam duke shkruar dhe gjithashtu duke u bazuar dhe tek përvoja ime.

Rikujtojmë se, Jennifer Lopez po përjeton një romancë me aktorin e njohur Ben Affleck dhe së fundmi është fotografuar teksa duket më e lumtur se kurrë në shoqërinë e tij.