Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Lopez fotografohet teksa duket më e lumtur se kurrë në krahët e Ben Affleck

Aktori Ben Affleck dhe Jennifer Lopez jo vetëm që janë bashkë, por janë në periudhën më të ëmbël të romancës së tyre. Ato po shijojnë një periudhë të ngjashme me një muaj mjalti të ëmbël, për të qenë më të saktë.

Zyrtarisht, çifti po shijon takimet e ëmbla pa menduar për paparacët dhe askënd tjetër rreth tyre. Siç duket nga fotot, Jennifer është gjithë kohës e qeshur me çfarëdo që Affleck është duke i treguar, kurse ky i fundit e ka të pamundur që t’i ndajë sytë nga ajo.

Lopez duket shumë në stil teksa mban veshur një xhaketë të bardhë të gjatë si dhe një kanotjere të po të njëjtës ngjyrë, pantallona të shkurtra bezhë kombinuar me sandale me rripa ngjyrë kafe.

Aktori nga ana tjetër kishte zgjedhur një stil disi më sportiv me xhinse të errëta, një ‘bomber jacket’ ngjyrë të zezë dhe një T-shirt jeshile.

Sado që u përpoqën të mos tregonin publikisht gjeste dashurie derisa arritën në restorant aty ku do të darkonin së bashku, nga fytyra e aktores mund të kuptojmë shumë gjëra. Mund të themi me plot gojën se çifti janë kokë e këmbë të dashuruar me njëri-tjetrin. Për të gjithë ata që kanë pasur dyshime për këtë romancë, apo që kanë pasur ende dëshirë t’a shihnin bukuroshen në krahët e Alex Rodriguez përsëri, na vjen keq që t’ju zhgënjejmë.

Ndërkohë rikujtojmë se, për Alex nga ana tjetër, është aluduar se ka nisur një lidhje të re me ish-in e Ben Affleck, Lindsay Shookus. Një shenjë hakmarrje?!

Ky lajm erdhi menjëherë pasi Rodriguez mori me qira një rezidencë prej pesë milionë dollarësh në Bridgehampton në Long Island të New York-ut, e cila është tre minuta larg nga shtëpia e Jennifer.