Celebrities Gossip Showbiz

Ben Affleck nuk është i vetmi që jep shanse të dyta, edhe Jennifer Garner ribashkohet me ish-të dashurin John Miller?!

Së fundmi, Jennifer Garner është parë së bashku me ish-të dashurin e saj, John Miller, në rrugët e Nju Jork-ut, rreth një vit pasi u raportua se dyshja ishte ndarë. Duket se Ben Affeck nuk është i vetmi që jep shanse të dyta.

Jennifer dhe John u panë së bashku, ndërkohë që gushtin e kaluar lajmi për ndarjen e tyre bëri bujë. Një dëshmitar u shpreh se aktorja 49-vjeçare mbërriti me makinë për të mërrë biznesmenin 43-vjeçar në një ndërtesë, e më pas ata u larguan së bashku.

Kjo dalje e tyre e përbashkët ndodhi rreth afërsisht tre muaj pasi mediat e huaja raportuan se Garner dhe Miller rindezën shkëndijat në romancën e tyre. Megjithatë, asnjëri nga të dy nuk janë shprehur publikisht për raportin që kanë që pas tetorit të vitit 2018, kur ata u lidhën për herë të parë.

Në shkurt të vitit 2020, disa muaj pas ndarjes së çiftit, një burim për mediat e huaja tha se Garner dhe Miller po e përballojnë mjaft mirë situatën dhe nuk kanë një marrëdhënie të keqe. Madje ky burim tregoi se fokusi kryesor i Garner janë pikërisht 15-vjeçarja Violet, 12-vjeçarja Seraphina dhe 9-vjeçari Samuel.

Ai e respekton si ajo e zbaton rolin e nënës dhe i vendos fëmijët në vend të parë gjithnjë. Ajo është e zënë me punën dhe fëmijët. Nuk ka shumë kohë për një lidhje serioze intensive. Kjo është për momentin. Por nëse ajo mund të shohë John dhe të ketë kohë për të, ajo do të ishte shumë e lumtur. Ai e bën atë të lumtur dhe koha e shpenzuar me të është gjithnjë kualitative.