Celebrities Gossip Showbiz

Beniada Nishani së shpejti me një bashkëpunim muzikor me këngëtaren e njohur!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”.

Ditën e djeshme Beniada ka qenë e ftuar në finalen e “She’s on top” si pjesë e jurisë së bashku me Krist Aliaj dhe Dea Mishel. Gjatë hyrjes së saj Beniada ka zbuluar një surprizë rreth karrierës së saj, por në një fushë ndryshe. Duket se tashmë këtë verë bukuroshen do ta shohim edhe në fushën e muzikës, pasi na zbuloi se do të publikojë një këngë në bashkëpunim me një këngëtare të njohur, emrin e të cilës nuk e ka zbuluar.

Kam një projekt muzikor shumë të bukur, ju e dini që Beni vdes për muzikën, nuk jam një këngëtare, por do mundohem të buzëqesh si kam buzëqeshur në “BBV” me muziken time me Ponin dhe kam një bashkëpunim me një super këngëtare…

Jori ka qenë e ftuar në “Procesi Sportiv” për të zbuluar më shumë rreth thashethemeve të fundit në lidhje me mikeshën e saj, Beniada Nishani. Sipas Jori Dellit, ish-banorja e “BBV1” është beqare dhe secili ka vazhduar jetën e vet.