Celebrities Showbiz

Beniada Nishani zbulon detaje nga projekti i saj i parë muzikor!

Që pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 1”, Beniada Nishani ka marrë zemrat e njerëzve me sportivitetin dhe spontanitetin e saj. Para pak kohësh, këngëtarja Arinda Gjoni zbuloi se kanë menduar të vijnë së bashku me një bashkëpunim, duke u shprehur se Beniada ka vesh për muzikë, e në projektin e tyre do të përshtatet shumë mirë.

Sot vetë modelja tregoi më shumë rreth projektit për të cilin tha se do jetë një këngë që do ketë shumë energji, humor dhe patjetër që flet për dashurinë, por paralajmëroi se teksti nuk ka lidhje me jetën e saj private. Beniada theksoi se ky projekt nuk është fillimi i një karriere në muzikë, por është një eksperiencë e bukur që po bën me shoqen e saj të ngushtë.

Në Itali ka shumë show-girl, vajza që shfaqen në një këngë si ‘special guest’ dhe kaq. Për qejf. Në Shqipëri është marrë sikur do bëhem këngëtare. Nuk jam këngëtare, nuk do bëhem, thjesht do jetë një eksperiencë e bukur me shoqen time të ngushtë.

E pyetur për projektet televizive, Beniada u shpreh se nuk ka ende një projekt konkret. Por, shtoi se do që të sjellë edhe projekte që lidhen me modën.

Kam disa surpriza, jo vetëm me televizionin. Beniada nuk është një personazh që do të merret vetëm me televizionin. Dua t’i jap Shqipërisë pak nga moda italiane. Dua të bëj emisione të bukura, interesante. Jo thjesht të rri të ngroh karrigen aty.