Celebrities Gossip Showbiz

Beniada Nishani zbulon si e hodhi hapin e parë në rregullimin e raportit me Einxhel Shkirën!

Pak javë më parë Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani treguan se kanë rregulluar raportet e tyre. Ishte Einxhel ajo e cila përmes një videoje në Instagram, zbuloi se modelja i kishte dërguar një dhuratë duke shkruar se “Ja si ta merr kalanë nga brenda. Falemderit, amore”. Më pas në një intervistë ajo zbuloi se hapin e para e hodhi Beniada. Nga ana tjetër, të njëjtën gjë e ka pohuar edhe vetë Beniada. E ftuar në “Wake Up”, modelja zbuloi se ishte ajo personi që hodhi hapin e parë.

Jemi rastisur, jemi takuar. U kapëm pak për flokësh, me fjalë, jo me dorë. (qesh) Ka qenë një vajzë që më ka mbështetur në “BBV”, edhe unë e kam mbështetur. Pastaj rrugët tona u ndanë, siç ndodh në çdo marrëdhënie që ka ulje-ngritje. Sërish u afruam, dhe tani kemi një raport të mirë. E mora unë hapin e parë se Einxhel i kishte ngelur hatri nga disa fjalë dhe nuk e kishte folur me mua, por me rrethin e saj. E mora e i thashë ‘Hajde i flasim bashkë’. Unë nuk i marr për bazë, këto janë budallalliqe. Nëse nuk do nuk flasim, por le të bëjmë një konfrontim.

Dy vajzat patën një marrëdhënie shumë të ngushtë në “Big Brother VIP 1”, por raporti i tyre u ftoh pas daljes. Mesa duket tani çdo hatërmbetje është lënë pas krahëve dhe dy vajzat vazhdojnë të kenë një raport shumë të mirë dhe të ngushtë shoqëror.